Ramush Haradinaj shpërblehet me fanellën e Xherdan Shaqirit

Futboll 02 Mars 2019 09:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka fituar fanellën e yllit të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, raporton Zëri.info.

I pari i Qeverisë së Kosovës i ka pritur në zyrën e tij, futbollistët e skuadrës shqiptare në Zvicrës, Dardania e Baselit derisa fanellën e Shaqirit ia ka dorëzuar vëllai i tij, Arianiti.

Ndrsyhe, Haradinaj e nderoi këtë klub me Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu.

Haradinaj me këtë rast e ka postuar edhe një shkrim në rrjetin social ‘Facebook’.

“Pjesë e rrugëtimit dhe suksesit të diasporës sonë në Zvicër është edhe klubi i futbollit “Dardania Basel”, që pos suksesit në futboll janë shndërruar në adresë që tubon shqiptarët. Për lartësimin e vlerave të sportit dhe rinisë shqiptare, sot i dhurova klubit futbollistik “Dardania Basel” Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu. Fanellën e Xherdan Shaqirit, të cilën ma dhuroi vëllau i tij, Arianiti, trajneri i klubit, premtova se do ta mbajë gjatë Gjysmëmaratonës së Prishtinës në prill të këtij viti”, ka shkruar Ramush Haradinaj. /Insporti.com

Image

-->