Rang lista e re botërore pas Wimbledonit

Tenis 16 Korrik 2018 16:26

Në rrethinën e Londrës ka përfunduar turneu i Wimbledonit, ngjarja më e madhe e vitit në tenis dhe si zakonisht ATP dhe WTA kanë publikuar rang listat e reja botërore për meshkuj dhe për femra.

Eliminimi i disa favoritëve para finales së këtij turneu, nuk ka ndryshuar shumë gjendjen ndër 10 të parët në rang listat përkatëse, sidoqoftë, tek meshkujt vërehet se në pozitën e parë mund të garohet deri në fund të vitit kalendarik, gjë që garën midis Roger Federerit dhe Rafael Nadalit do ta bëjë edhe më interesante.

Në anën tjetër pauza e gjatë e ka pamundësuar Seremna Williamsin të kthehet ndër 10 të parat edhe pse luajti në finale të turneut që përfudnoi në vikendin që e lamë pas.

Renditja – Meshkuj

1- Rafael Nadal, 9310 pikë
2- Roger Federer, 7080 pikë
3- Alexander Zverev, 5665 pikë
4- Juan Martin del Potro, 5395 pikë
5- Kevin Anderson, 4655 pikë
6- Grigor Dimitrov, 4610 pikë
7- Marin Cilic, 3905 pikë
8- John Isner, 3720 pikë
9- Dominic Thiem, 3665 pikë
10- Novak Djokovic, 3355 pikë

Renditja – Femra

1- Simona Halep, 7571 pikë
2- Caroline Wozniacki, 6740 pikë
3- Sloane Stephens, 5463 pikë
4- Angelique Kerber, 5360 pikë
5- Elina Svitolina, 5020 pikë
6- Caroline Garcia, 4730 pikë
7- Garbine Muguruza, 4620 pikë
8- Petra Kvitova, 4550 pikë
9- Karolina Pliskova, 4485 pikë
10- Julia Gorges, 3980 pikë