Ranglista e re botërore pas Paris Masters – Nadali mbetet në pozitën e dytë

Tenis 05 Nëntor 2018 12:30

Karen Khachanov dje ka bërë befasinë, duke e mposhtur Novak Djokovicin në finalen e turneut të Paris Masters.

Rusi mposhti serbin 7-5, 6-4 në ndeshje që zgjati një orë e 37 minuta, për t’i dhënë fund ecurisë së serbit të 22 ndeshjeve pa humbje, përcjell Insporti

14 herë kampioni i Grand Slam, 31-vjeçari Djokovic është sipër spanjollit Rafael Nadal në renditjen botërore, përkundër kësaj humbje.

Khachanov, që renditej i 18-ti, tani është ngjitur për 7 pozita më lartë në renditje.

22-vjeçari rus, që tani renditet në pozitën e 17-të, bëhet rusi i parë që fiton një titull të Masters 1000 që prej Nikolay Davydenkos në vitin 2009.

Kujtojmë se Nadal u tërhoq nga turneu shkaku i një lëndimi abdominal, derisa kjo i kushtoi me rënie në pozitën e dytë në ranglistë.

Më poshtë keni renditjen e përditësuar botërore. /Insporti.com