Ranglista e re e FIFA-s – në këtë pozitë ndodhet Kosova

Kombëtarja 17 Shtator 2020 13:11

FIFA ka publikuar ranglistën më të re të kombëtareve të futbollit.

Kosova në ndeshjet e shtatorit ka barazuar me Moldavinë në Parma (1:1) dhe ka humbur në stadiumin “Fadil Vokrri” nga Greqia (1:2).

Këto ndeshje kanë ndikuar që Kosova ta humbas një pozitë në renditjen e re të FIFA-s.

“Dardanët” tani renditen në vendin e 116-të, kurse herën e fundit ishte pozicionuar në vendin e 115-të.

-->