Rangnick deklarohet pas humbjes, flet shumë i revoltuar për gjyqtarin e ndeshjes.

Futboll 15 Mars 2022 23:56

Atletico Madridi ka mposhtur Manchester Unitedin në “Old Trafford” me rezultat 1-0 për të kaluar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas rezultatit të përgjithshëm 2-1.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Man Utd, Ralf Rangnick, i cili u deklarua shumë i revoltuar në gjyqtarin e ndeshjes.

Ai tha se gjyqtari ishte shumë i dobët me referimin e tij, duke e ndërprerë ndeshjen në shumicën e rrjedhës së saj.

“Unë mendoj se arbitri gaboi shumë gjatë rrjedhës së ndeshjes. Nuk e mbaj mend lojën në pjesën e dytë në më shumë se dy ose tre minuta pa u ndërprerë. Një referim aspak i kënaqshëm”, tha Rangnick

“Kemi pasur disa momente të mira ku duhet të shënonim, por nuk ia dolëm. Mendoj se luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë – pikërisht ashtu siç donim të luanim me një nivel të lartë energjie, por nuk mundëm ta kthenim atë në një ose dy gola”, vazhdoi ai.

-->