Rangnick flet pas barazimit: Respekt për Southampton

Futboll 12 Shkurt 2022 16:45

Duke folur në mikrofonat e BT Sport , menaxheri i Manchester United, Ralf Rangnick komentoi barazimin zhgënjyes të Old Trafford me Southampton.

“Fatkeqësisht, kjo ndeshje ishte shumë e ngjashme me ndeshjet e fundit të luajtura. Një pjesë e parë e shkëlqyer, në të cilën bëmë gjithçka që duhej të bënim mes kundërsulmeve dhe topave të thella. Më pas, në pjesën e dytë u ndalëm dhe humbëm qartësinë. ”

Për performancën:

“Ne patëm mundësinë për të shënuar në 20 minutat e fundit, por nuk ia dolëm. Respekt për Southampton, i cili luajti mirë dhe nuk është një kundërshtar i lehtë për t’u përballur.” 

-->