Rapid Wiena-Interi: Kështu u vlerësua Veton Berisha

Futboll 14 Shkurt 2019 21:24

Interi ka siguruar një fitore minimale si mysafir i Rapid Wienës, të enjten mbrëma, në Europa League.

Është një avantazh i mirëpritur për skuadrën e Luciano Spallettit, para ndeshjes së kthimit që luhet pas një jave në “Giuseppe Meazza”, transmeton Insporti.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Lautaro Martinez, nga penalltia, në minutën e 39-të. Përkundër rasteve të krijuara, gola të tjerë nuk pati.

Pas ndeshjes, “Whoscored” ka publikuar vlerësimet e futbollistëve, nga përballja ku startoi edhe sulmuesi nga Kosova, Veton Berisha.

Berisha filloi ndeshjen në qendër të sulmit, duke u zëvendësuar në minutën e 82-të nga Thomas Murg.

Kosovari gjithashtu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 59-të, derisa “Whoscored” e ka vlerësuar paraqitjen e tij me notën 5.7.

Stefan de Vrij ka marrë vlerësimin më të lartë (7.5). Më poshtë, mund t’i gjeni të paraqitura grafikisht vlerësimet e plota të lojtarëve të të dy skuadrave. /Insporti.com/

 

-->