Raporti spanjoll shpjegon pse Real Madridi nuk do të bëjë lëvizje për Hazard në janar

Futboll 21 Janar 2019 20:06

Duket i pashmanghsëm largimi i Eden Hazard nga Chelsea në të ardhmen e afërt.

Marrë parasysh admirmin e shprehur publikisht të belgut për Real Madridin, klubi nga kryeqyteti spanjoll duket të jetë destinacioni i vetëm i tij për transferim, transmeton Insporti.

Kështu, “Të Kaltërit” i pret një sfidë e madhe në të ardhmen për ta mbajtur njeriun kryesor të tyre.

28-vjeçari ka refuzuar tentativat e klubit londinez për të nënshkruar kontratën e re dhe, sipas “Marca”, nuk ka ndërmend as madje ta konsiderojë një gjë të tillë në të ardhmen.

Tottenham Hotspur v Chelsea - Carabao Cup: Semi-Final First Leg

Andaj, Madridi do të punojë për transferimin e tij në fund të sezonit, por nuk do të mundohet në janar.

Në raportin e “Marca-s” shkruhet: “Real Madridi ka qenë ëndrra e tij që prej kohës kur ishte te Lille, dhe ai ka ndërmend të refuzojë çdo ofertë tjetër që do t’i vij në fillim të sezonit të ardhshëm.

“Belgu nuk dëshiron të shpërqëndrohet nga sezoni i tij me Chelsean dhe do të presë deri në fund të fushatës para se të bëjë tentativë për largim; gjiganti spanjoll gjithashtu nuk dëshiron të futet në luftë për të me klubin nga Londra.”

Fakti që Madridi po vepron me kaq kujdes nënvizon besimin që ka vënë mbi Hazard. /Insporti.com/

-->