Raptors e Blazers kualifikohen tutje

NBA 13 Maj 2019 09:07

Toronto Raptors është kualifikuar në finale të “Play-Off”-it të Konferencës Perëndimore pas fitores së katërt ndaj Philadelphia 76ers, duke e mbyllur serinë e ndeshjeve me rezultatin 4:3.

Në ndeshjen e shtatë mes ekipeve Raptors triumfuan në shtëpi me rezultatin 92:90.

Kawhi Leonard ishte padyshim më meritori për fitoren e vendasve, duke realizuar 41 pikë, 8 kërcime dhe 3 asistime.

Ndërkohë, te 76ers më i dalluari ishte Joel Embiid me 21 pikë, 11 kërcime dhe 4 asistime. Fitoren e katër e ka shënuar edhe Portland Trail Blazers ndaj Denver Nuggets, duke u kualifikuar në finale të Konferencës Perëndimore, të cilën e siguroi pas epërsisë 4:3 në serinë e ndeshjeve.

Blazers i mposhtën Nuggets si mysafirë me rezultatin 100:96. CJ McCollum shkëlqeu në triumfin e mysafirëve, duke realizuar 37 pikë, 9 kërcime dhe 1 asistim.

Ndërsa, te Nuggets më i dalluari ishte Nikola Jokic me 29 pikë, 13 kërcime dhe 2 asistime.

Rezultatet: Toronto – Philadelphia 92:90 (4:3), Denver – Portland Trail 96:100 (3:4).