Raptors fiton edhe ndeshjen e dytë si vendas (VIDEO)

Basketboll 18 Prill 2018 09:01

Washington Wizards kanë humbur ndeshjen e dytë në raudin e parë të plejoffit kundër Toronto Raports, si mysafir në Air Canada Centre

Pas ndeshjes së parë ku u paraqiten shumë probleme në mbrojtje për Raptors, konsolidimi i 5-shës së parë dhe të dytë në parket nga trajneri Dwayne Casey, ka bërë që skuardra tij të kontrolloj më mirë sulmet e Wizards në ndeshjen e dytë.

E gjithë kjo ka rezultuar me fitoren e Raports të cilët ishin dukshëm më të mirë se Wizards, duke udhëhequr që nga fillimi i ndeshjes.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 130 – 119.

Lojtari më i mirë i Raptors ishte, DeMar DeRozan, që shënoi 37 pikë. Ndeshje të fortë pati edhe Jonas Valanciunas duke shënuar “double-double” me 19 pikë dhe 14 kërcime.

Paraqitje të mirë nga skuadra e Wizards pati John Wall, i cili ka sënoi 29 pikë dhe 9 asisitime, statistika këto që nuk mjaftuan për të shënuar fitore në takim me Raptors. Ndeshjet e ardhshme zhvillohen në Washington D.C /Insporti.com