Rashani flet për transferimin e tij në Fenerbahce

Kombëtarja 31 Maj 2020 11:04

Gjatë ditës së djeshme mediat turke raportuan që Vedat Muriqi e ka propozuar te skuadra e Fenerbahces transferimin e futbollistit kosovar Elbasan Rashanit.

Rashani në një intervistë për “Sinjalin”, ku ka treguar se a është e vërtetë një gjë e tillë.

Sipas futbollistit kosovar për një gjë të tillë ai nuk ka ndonjë informatë.

“Më vjen keq , por un nuk di asgjë për këtë punë”, ka thënë Elbasan Rashani.

27 vjeçari aktualisht është pjesë e skuadrës norvegjeze Odds BK, skuadër kjo në të cilën u transferua në gusht të vitit 2017 nga skuadra Rosenborg.

-->