Rashford i dhuron fitoren Manchester United në “frymën e fundit”

Futboll 22 Janar 2022 18:01

Manchester United ka arritur të marrë një fitore të vështirë sot ndaj West Hamit.

Edhe pse pothuajse një lojë e kontrolluar së miri nga “Djajtë e Kuq”, United nuk arriti të gjente golin deri në sekondën e fundit të lojës.

Autori i golit të vetëm ishte Rashford në minutën e 93-të. Talenti anglez i dha një fitore shumë të rëndësishme ekipit në “frymën e fundit”.

Shikoni golin këtu:

Manchester United pozicionohet në vendin e 4-të me 38 pikë ndërsa West Ham në vendin e 5-të me 37 pikë.

-->