Rashford mund të largohet, nëse qëndron Mourinho

Futboll 10 Prill 2018 07:58

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me minutat e paktë që po i ka nga trajneri Jose Mourinho.

Shtypi anglez raporton se, Rashford ka shprehur indinjatën e tij për mungesën e minutave dhe gjithnjë sipas “Mirror”, ka deklaruar se edhe mund të largohet gjatë verës nga “Old Trafford” nëse nuk ndryshon gjendja e tij për sa i përket paraqitjeve.

20 vjeçari nga 16 ndeshjet e fundit për United, ka qenë në formacionin bazë në vetëm pesë prej tyre dhe duke qenë se u inkuadrua në fund, ku pati vetëm 8 minuta në derbin me Manchester City të shtunën, një burim i “Mirror”, ka deklaruar se Rashford mund edhe të mos qëndrojë tek Man.United sezonin tjetër, në rast se në bankinën e “Djajve të Kuq” mbete portugezi Jose Mourinho.

Po ashtu, edhe ardhja gjatë janarit e Alexis Sanchez, nuk është se i ka ndihmuar situatës së Rashford për sa i përket paraqitjeve më të shpeshta, përkundër se në shumë ndeshje paraqitjet e tij kanë qenë me të vërtetë të mira.

Megjithatë, duhet pranuar se sulmuesi i Anglisë, në rast se nuk merr siguri nga trajneri Jose Mourinho se është pjesë e rëndësishme e planeve të tij, edhe mund të vjen deri tek largimi i 20 vjeçarit nga “Old Trafford”, të cilën gjë nuk do ta dëshironin fare sidomos tifozët e “Djajve të Kuq”, pasi Rashford gëzon një simpati të madhe nga ta, për shkak se edhe është lojtarë i akademisë së United. /Insporti.com

 

-->