Rashica – 16 ndeshje me Kosovën, asnjë gol, ja çfarë thotë

Nations League 12 Tetor 2018 08:34

Një ndër lojtarët më të mirë të Kosovës dhe me të ardhme të ndritur, Milot Rashica, çuditërisht ende nuk ia ka bërë sefte me Kosovën, ende nuk e ka gjetur golin.

Challandes e inkuadroi Rashicën në pjesën e dytë dhe arriti të ndihmojë skuadrën me një asistim në fitoren prej 3- 1 ndaj Maltës në “Fadil Vokrri”, por sërish u largua nga fusha pa golin e shumëdëshiruar.

“Isha afër kësaj radhe, por nuk e deshi, do të tentoj në sfidën tjetër që të shënoj golin e parë”, u shpreh Rashica.

“Por, siç ka thënë gjithmonë, nuk është e rëndësishme kush shënon. Më me rëndësi është që Kosova të fitojë dhe në fund morëm tri pikë”. /Insporti.com/