Rashica asiston në barazimin e Werderit, kjo është nota e tij

Futboll 07 Mars 2020 18:10

Skuadra në të cilën luan ylli kosovar Milot Rashica, Werder Bremen e filloi mirë sfidën kundër Hertha Berlin mirëpo nuk e përfundoi ashtu si nisi.

Bremen arriti të shënoj dy gola brenda 6 minutave, ku arritën të shënojn Sargent dhe Klaassen, ky i fundit mori një asistim fantastik nga Milot Rashica.

Mirëpo këto dy gola nuk mjaftuan që të dalin me tri pikë të plota nga kjo ndeshje.

Kjo pasi që Hertha Berlin në fund të pjesës së parë e ngushtoi rezultatin në 1-2 kurse në minutën e 61- përmes golit të Cunha arritën ta barazonin rezultatin.

Në këtë takim Rashica u vlerësua me notën 7.4, kurse më të lartën e kishte Cunha 8.9 i Hertas.

-->