Rashica bëhet baba për herë të parë – këto janë fjalët emocionuese

Kombëtarja 19 Maj 2020 16:01

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka marrë njërin ndër lajmet më të mira të jetës, derisa në mesditën e së martës (19 maj) është bërë prind për herë të parë.

Miloti është bërë baba i një djali, i cili ka lindur këtë mesditë.

Tiani është anëtari më i ri i familjes Rashica. Lajmin e kanë konfirmuar dy prindërit e ri në rrjetet sociale.

“Mirëseerdhe në botë, djaloshi im. Të duam Tian Rashica”, ka shkruar partnerja e Milot Rashicës, Belkiz Kera në Instagram.

Kujtojmë që Miloti është i lidhur prej kohësh dhe bashkëjeton me partneren e tij.

View this post on Instagram

Dream big, little boy 🙏🏼

A post shared by MILOT RASHICA (@milotrashica7) on

-->