Rashica çdo herë e më i vlerësuar, ja çfarë thotë tash trajneri

Kombëtarja 08 Gusht 2019 14:55

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica vazhdon të mbetet njëri nga lojtarët kryesor te Werder Bremen në kampionatin gjerman.

Trajneri Florian Kohfeldt në një intervistë për mediet gjermane ka thënë se ylli i Kosovës ka aftësinë të vulos ndeshjet.

“Ai është bërë edhe më i sigurt në aftësitë e tij gjatë ndeshjeve të para-sezonit. Ai mund të jetë një fitues i ndeshjes. Ai gjithashtu ka një mirëkuptim të shkëlqyeshëm me shokët e tij të skuadrës“, ka thënë Kohfeld.

Rashica shkëlqeu në sezonin e fundit në Bundesligë, duke shënuar 12 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat, derisa edhe në fanellën e Kosovës pati ndeshje jashtëzakonisht të mira.