Rashica drejt gjigantit evropian për 45 milionë euro

Kombëtarja 04 Tetor 2019 20:14

Milot Rashica është rikthyer nga një lëndim që e mbajti më shumë se një muaj jashtë fushave të blerta në Gjermani dhe për Përfaqësuesen e Kosovës.

Ai e nisi si duhet, pasi i ka lënë përshtypje të mira një klubi të madh, që është gati të ofrojë mbi 45 milionë euro për yllin kosovar atyre.

Ka qenë menaxheri i lojtarit, Altin Lala që ka thënë se nuk po nguten për kontratën e re, pasi Miloti dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve.

Kjo gjë ka nënkuptuar se Rashica dëshiron largimin nga Werder Bremen për një skuadër më të madhe në Gjermani ose jashtë saj.

Mediat gjermane tani kanë raportuar se Borussia Dortmund është duke e vëzhguar situatën e kosovarit. Verdhezinjtë mund të mbesin pa super yllin e tyre, Jadon Sancho dhe Rashica shihet si zëvendësuesi adekuat i anglezit.

Dortmund nuk do ta ketë fare të lehtë transferimin e vushtrriasit në “Westfalen Stadion”, pasi Bremeni e vlerëson shumë atë ofertë. Werder për ta lënë të lirë 23-vjeçarin synon të fitojë mbi 45 milionë euro, që nuk shihet problem për Dortmundin.

Kujtojmë që Rashica ka një kontratë momentale me Bremenin deri në qershor të vitit 2022.