Rashica duke shijuar pushimet – Werderi ka një mesazh për të

Kombëtarja 20 Qershor 2019 18:53

Me të përfunduar edicioni i sivjetmë i futbollit dhe ndeshjet e kombëtarëve, futbollistët kanë nisur pushimet.

Një ndër ta është edhe Milot Rashica. Djaloshi i artë i Kosovës, ka zgjedhur Maldivet për të pushuar pas një sezoni të gjatë dhe shumë të suksesshme.

Në lidhje me këtë, skuadra e Werder Bremenit i ka uruar pushime të mira yllit të tyre, Milot Rashica.

Rashica në sezonin 2018/2019, është shndërruar në lojtarin kryesor te Werder Bremen, duke shënuar gola dhe duke regjistruar asistime.

Forma e njëjtë e përcolli Rashicën edhe te Kombëtarja e Kosovës. Kujtojmë se 22 vjeçari ishte më meritori në fitoren e parë të ‘Dardanëve’ në kualifikimet për Euro 2020.

“Sezoni ka mbaruar, koha për një pushim të merituar”, thuhej në komentin e Werder Bremen për Milot Rashicën./Insporti.com