Rashica e ka këtë premtim të madh për tifozët pas barazimit

Kombëtarja 25 Mars 2019 23:11

Milot Rashica ka folur pas barazimit 1:1 me Bullgarinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ylli i Kosovës ishte i pafat, pasi pati disa mundësi të mira shënimi, në veçanti në pjesën e parë të takimit, raporton Insporti

“Jemi munduar që të fitojmë topa, por ata janë mbrojtur dhe i gjithë ekipi ka qenë në fazën defanzive”, tha Rashica pas ndeshjes për SuperSport Kosovën.

“Ne jemi munduar, kemi pasur raste, në pjesë të parë kemi pasur disa raste prapa shpinës, me të cilat kemi mundur t’i ndëshkojmë por fati nuk e deshi, shpresojmë që në ndeshjet tjera t’i shfrytëzojmë këto raste”, tha Rashica.

“Jam i dëshpëruar me veten dhe jam nervoz prë shka se në ndeshjet e fundit [me Werder Bremenin në Gjermani] një goditje që kam pasur ka përfunduar në gol, këtu pata 3-4 raste që nuk munda t’i realizoj”, tha Rashica.

“Besoj që me pak fat apo me koncentrim më të madh, shpresoj se në ndeshjet tjera të shënoj si atje. Askush nuk ka pasur më shumë dëshirë se unë për vete dhe për popullin që të shënoj sa më shumë gola dhe të fitojmë ndeshjet, dëshirojmë të gëzojmë këta njerëz që po na përkrahin, pak rëndësi ka kush shënon”, përfundoi Milot Rashica.

Rashica deri tani me fanellën e Kosovës i ka shënuar dy gola. /Insporti.com/