Rashica: Ëndrra ime u bë realitet për shkak të Fadil Vokrrit

Nations League 29 Dhjetor 2018 11:19

Milot Rashica, anësori sulmues i Kombëtares së Kosovës, ka qenë i ftuar në Interaktiv të KTV-së mbrëmë ku ka folur për vitin 2018.

Ai përmendi edhe të ndjerin, Fadil Vokrri, falë të cilit – futbolli i Kosovës është këtu ku është sot.

Për Rashicën, Vokrri gjithmonë do të jetë i veçantë, njeriu që ia realizoi ëndrrën.

“Ka qenë një njeri shumë i rëndësishëm për të gjithë. Për mua ka qenë një lajm shumë tronditës,m një muaj para vdekjes së tij u takuam para një ndeshjeje. Ka qenë një njeri që mund të diskutoje gjithçka, jo vetëm për futbollin. Ka qenë një humbje shumë e madhe, për ne si ekip dhe për gjithë popullin shqiptar. Për shkak të tij, është plotësuar ëndrra e ime dhe çdo shqiptari, që ka pasur dëshirë për të luajtur për Kosovën, duke u ndeshur si të barabartë me shtetet e tjera”, deklaroi Rashica. /Insporti.com/