Rashica feston ditëlindjen, ja çfarë i ndodh

Futboll 28 Qershor 2019 10:03

Për Milot Rashicën, sot është një ditë e rëndësishme.

Ai sot feston ditëlindjen e tij dhe në këtë ditë të veçantë për të nuk janë kursyer urimet në drejtim të tij.

Duke nisur nga e fejuara e tij e deri te k shokët e tij, përfshirë edhe Trim Ademin, i njohur si Capital T e uruan atë.

Sa jemi tek Capital T, artisti ia bëri edhe një surprizë atij duke i dhuruar një tortë me mbishkrimin “Urime MR7”.

Sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës, ka pasur një super sezon si me Werderin ashtu edhe Kosovën./Insporti.com