Rashica flet pas super ndeshjes me Werderin

Futboll 27 Qershor 2020 18:57

Ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram për të folur pas fitores bindëse të skuadrës së tij në ditën finale të sezonit 2019/20 të Bundesligës, që ia siguroi vendin në barazh për mbijetesë në ligë.

Përkundër lëndimit që e pësoi në seancën stërvitore të Werder Bremenit të mërkurën, Milot Rashica arriti të rikuperohet në kohë për të luajtur në ndeshjen kundër Kolnit në ditën finale të sezonit 2019/20 të Bundesligës.

Në fitoren me rezultat 6:1, Rashica kontribuoi me një supergol dhe me një asist, duke i dhënë kështu fund ecurisë së tij prej 17 ndeshjeve të ligës pa shënuar gol. Kjo fitore bëri që Bremeni të ngrihet në pozitën e 16-të në tabelë, që ta siguron një vend në barazh.

Bremeni do të luajë në barazh kundër klubit që do ta zërë vendin e tretë në Bundesligën 2 për ta caktuar se cili nga këto dy ekipe do të luajë në ligën elitare sezonin e ardhshëm.

Pas kësaj fitore të Werder Bremenit, Rashica i publikoi dy fotografi në llogarinë e tij në Instagram.

“Luftë deri në fund”, shkroi Rashica, nën dy fotografitë e publikuara.

View this post on Instagram

Fight until the end! ?? #MR7? @werderbremen ?

A post shared by MILOT RASHICA (@milotrashica7) on

-->