Rashica garon për çmimin Lojtari i Muajit në Bundesligë

Futboll 11 Dhjetor 2019 15:00

Sulmuesi i Werder Bremenit, Milot Rashica, është në mesin e gjashtë futbollistëve të nominuar për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Bundesligë.

Edhe ju mund t’i ndihmoni me votën tuaj ta fitojë këtë çmim.

Milot Rashica i Werder Bremenit, Marcel Sabitzer i Leipzigut, Timo Werner i Leipzigut, Patrick Herrmann i Monchengladbachut, Philipp Max i Augsburgut dhe Christopher Nkunku i Leipzigut janë në garë për t’u zgjedhur lojtari më i mirë i muajit në Bundesligë.

“Ka ardhur koha t’ia rritni vlerësimin, @EASPORTSFIFA. Raketa jonë, Milot Rashica, është nominuar për çmimin Lojtari i Muajit në Bundesligë për muajin nëntor”, shkruan faqja zyrtare e Bremenit.

Në muajin tetor këtë çmim e kishte fituar Serge Gnabry i Bayern Munichut, ndërsa fituesi për muajin nëntor shpreson të jetë Rashica.

-->