Rashica i ndihmon Werderit të kalojë në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë

Futboll 05 Shkurt 2019 23:38

Super përballja mes Borussia Dortmundit dhe Werder Bremenit në kuadër të xhiros së 1/8-së në Kupë të Gjermanisë u vendos me anë të penaltive pas përfundimit të ndeshjes me rezultat 3 me 3 pas vazhdimeve ndërkohë që 90 minuta lojë përfundon me rezultat 1 me 1.

Ylli kosovar, Milot Rashica zhbllokoi shifrat duke shënuar për 1 me 0 në minutën e 4′ të ndeshjes, por Marco Reues në mënyrën e tij barazoi gjithçka në pjesën e parë të takimit si nikoqir për liderin e tabelës në Bundesligas.

Pjesa e dytë e ndeshjes nuk solli ndonjë ndryshim dhe ndeshje shkoi në vazhdime, ku u shënuan katër gola.

Christian Pulisic dërgoi në epërsi skuadrën nën udhëheqjen e Lucien Favres (106′), por Werder Bremeni u përgjigj menjëherë duke barazuar shifrat për 2 me 2 me anë të Claudio Pizarros (108′).

Ngjashëm ndodhi edhe pak minuta më vonë kur Achraf Hakimi shënoi për 3 me 2 në minutën e 113′ për shkak se mysafirët u rikthyen sërish duke shënuar për 3 me 3 në minutën e fundit të vazhdimeve (119′) me anë të Martin Harnikut.

Drama në Signal Iduna Park u vendos kështu me anë të penaltive, të cilit i fitoi Wernder Bremeni (2-4) duke u treguar i saktë në të gjitha gjuajtjet, ndryshe nga Maximilian Philipp dhe Paco Alcacer që humbën në përballjen direkte me portierin Jiri Pavlenka

-->