Rashica i publikon këpucët ‘speciale’ – ka këta flamurë

Kombëtarja 25 Korrik 2019 13:28

Milot Rashica ka prezantuar këpucët e reja sportive, në të cilat e ka vendosur flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar shqiptar.

Ylli kosovar synon një tjetër sezon të suksesshëm me Werder Bremenin dhe me “Dardanët”.

Ylli kosovar së fundmi e ka postuar një video në rrjetin social Instagram, ku i ka prezantuar këpucët e reja të futbollit, të firmës Nike.

Ndër të tjera, në këpucët me ngjyrë të kaltër, vushtrriasi e ka vendosur edhe flamurin e Kosovës dhe flamurin kombëtar shqiptar.

Gjithashtu, nuk mungojnë as inicialet e emrit dhe mbiemrit, por edhe të numrit të preferuar të fanellës.