Rashica ka arsye të dyfishtë për festë – mësoni detajet

Kombëtarja 15 Prill 2019 17:10

Milot Rashica, pasi asistoi në njërin nga golat në fitoren e Werder Bremenit në ndaj Freiburgut, për shfaqjen e tij u vlerësua si lojtar i ndeshjes nga whoscored, shërbimi i statistikave të futbollit, që atij i dha notën më të lartë në ndeshje.

Vushtrriasi, i cili me shumë emocione postoi në rrjete sociale urimet por të dashurën e tij, e cila festoi ditëlindjen, tashmë ka edhe një arsye për festë.

Pikërisht ky portal Rashicën e ka ftuar në 11shen e javës në Bundesliga, duke konfirmuar edhe një herë formën e shkëlqyeshme nëpër të cilën është duke kaluar futbollisti kosovar.

Rashica është edhe në konkurrencën për të qenë futbollist i muajit mars në Bundesligë, kurse me 7 gola në vitin 2019 është një nga lojtarët që më të dalluar në pjesën e dytë të sezonit në elitën e futbollit gjerman.