Rashica ka një porosi pasi u kthye në stërvitje te Werderi

Kombëtarja 18 Shtator 2019 13:38

Milot Rashica ka reaguar në rrjetet sociale pasi u rikthye në stërvitje te Werderi.

Këtë javë, ylli i Kombëtares së Kosovës iu bashkua grupit tjetër të lojtarëve të Werder Bremenit në stërvitje të ekipit, shkruan Insporti

Rashica mungoi që nga 17 gushti, kur e pësoi lëndimin në kofshë, në ndeshjen e Bundesligas përballë Fortuna Dusseldorfit.

Ai kësisoj i humbi dy ndeshjet e Kosovës të muajit shtator, me Çekinë e Anglinë.

Futbollisti 23-vjeçar nga Vushtrria, ka thënë se është i lumtur që është kthyer në fushën e lojës.

“I lumtur që jam kthyer në fushë, duke e bërë atë që më pëlqen ta bëj”, ka shkruar në rrjetet sociale Rashica. /Insporti.com/