Rashica: Këtë e duam ndaj Bullgarisë

Kombëtarja 09 Qershor 2019 18:11

Milot Rashica beson se Kosova mund t’i rrëmbejë tri pikë kundër Bullgarisë të hënën.

Futbollisti i Kosovës ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes që Kosova do ta zhvillojë nesër kundër Bullgarisë në Sofje.

Ylli i Werderit tha se ‘Dardanët’ do ta synojnë fitoren në këtë përballje.

“Si çdo ndeshje, edhe këtë ndeshje do të tentojmë ti fitojmë tri pikë. Atmosfera është e mirë, do të ishte edhe më e mirë nëse do të kishim fituar ndeshjen e kaluar. Por jemi të përqendruar dhe do të japim maksimumin për të fituar tri pikë”, tha Rashica në konferencë për media.

“Rashica si 9-sh? Në Gjermani luaj si sulmues i parë dhe kam bërë mirë, kështu që nuk e kam problem pozicionin, vendos trajneri”.

Rashica shënoi ditë më parë golin e vetëm për Dardanët në barazimin 1-1 me Malin e Zi.

Në takimin e parë të zhvilluar në muajin mars në ‘Fadil Vokrri’, Kosova e Bullgaria ishin ndarë në barazim, 1:1.