Rashica kontribuon me gol në ndeshjen e “çmendur” ndaj Wolfsburgut

Futboll 27 Nëntor 2020 22:34

Është mbyllur takimi i parë i javës së 9-të në Bundesligën gjermane, raporton Insporti.

Ndeshja mes Wolfsburgut dhe Werder Bremenit prodhoi hiç më pak se 8 gola. Vendasit arritën fitore 5-3, në një takimi të çmendur që pati gjithçka.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica e cili takimin e nis nga minuta e parë luajti 72 minuta, ku u zëvendësua nga Tahith Chong.

Ai luajti një rol instrumental në golin e tretë dhe të fundit të Bremenit, ku harkimin e tij në portë e devijoi mbrojtësi amerikan i Wolfsburgut, John Brooks.

Milot Rashica u vlerësua me notën 6.3 nga faqja e njohur e statistikave, “Whoscored”.


Me këtë fitore Wolfsburg del në pozitën e pestë me 17 pikë, ndërkohë Werder Bremeni mbetet në vendin e 10-të me 11 pikë nga nëntë javët e para./Insporti.com/

-->