Rashica kritikohet nga trajneri i Werder Bremen

Futboll 25 Maj 2020 13:55

Milot Rashica nuk është duke kaluar momente të mira me Werder Bremen. Rashica ditëve të fundit është kritikuar shumë nga mediet gjermane dhe analistët për shkak të paraqitjeve të tij në dy ndeshjet e para pas rikthimit të Bundesligës.

Rashica në ndeshjen e fundit zhvilloi 82 minuta por nuk arriti të tregonte vlerat e tij, përkundër se skuadra e tij arriti një fitore të rëndësishme.

Forma e reprezentuesit të Kosovës është kritikuar edhe nga trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt.

“Ai momentalisht nuk është brenda aksioneve ofensive siç do të donim. Miloti duhet të punojë më tepër”, ka thënë Kohfeldt, që nga Rashica ka kërkuar më tepër angazhim në thellësi në repartin ofensiv.

Ylli i Kosovës në fund të sezonit pritet të largohet dhe është i kërkuar nga RB Leipzig dhe Liverpoolit, gjithnjë sipas medieve gjermane.

Rashica, 23 vjeçar, këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar katër asistime. Ndërsa ditë më parë është bërë baba për herë të parë. /Insporti.com/

-->