Rashica me klubin e tij sonte do të përballen kundër RB Lepizig në kuadër të gjysmëfinales së DFB Pokal

Futboll 30 Prill 2021 10:38

Skuadra e Werder Bremen dhe RB Leipzig do të përballen në kuadër të gjysmëfinales në DFB Polak sonte me fillim nga ora 20:30.

Dy skuadrat synojnë finalen e madhe të Kupës së Gjermanisë.

Klubi ku luan futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica synon të ‘prek’ këtë finale.

Dy ndeshjet në Bundesliga për këtë sezon mes dy skuadrave u mbyll me fitore të RB Leipzig (1-4 dhe 2-0).

Kujtojmë që gjysmëfinalja e dytë do të jetë mes Borussia Dortmund dhe Holstein Kiel. /Insporti.com/

-->