Rashica me urim të veçantë për ditëlindjen e bashkëshortes

Futboll 15 Prill 2019 11:58

Superylli kosovar, Milot Rashica, ka uruar bashkëshorten e tij, Belkiz Kera Rashica, e cila sot feston ditëlindjen e saj.

Rashica është duke shkëlqyer në Bundesliga me skuadrën e Werder Bremen në këtë sezon, duke shënuar dhjetë gola e dhuruar tre asiste për bashkëlojtarët e tij.

Kjo formë e mirë e tij në këtë vit, është edhe për shkak të jetës së mirë personale.

Ai është i martuar me bukuroshen nga Kosova, Belkiz Kera, e cila sot ka një ditë të veçantë.

“Urime ditëlindja për përsonin që më dhuron ngrohtësi dhe dashuri çdo ditë”, thuhet në urimin e Milotit në rrjetin social, Instagram.

Belkiz është tifozja më e flaktë e Rashicës, pas një çdo ndeshje ku ai luan është prezente për ta mbështetur. /Insporti.com/