Rashica me Werderin përballë Bayernit në gjysmëfinale të kupës

Futboll 07 Prill 2019 19:27

Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Werder Bremeni i Milot Rashicës, që eliminoi Schalken, në të cilën ndeshje shënoi edhe sulmuesi i Kosovës – do të përballet në gjysmëfinale me Bayern Munichun.

Një sfidë e vështirë kjo për Rashicën me shokë, por shorti ishte paksa në anën e tyre pasi ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e Werderit, e jo në “Allianz Arena”.

Gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes Hamburgut dhe RB Leipzigut.

Gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë do të luhen me 23 dhe 24, prill, ndërsa finalja do të zhvillohet me 25 maj në Berlin në stadiumin Olimpik.