Rashica në mbështetje të bashkëlojtarëve – në stadium me maskë

Futboll 07 Qershor 2020 15:36

Milot Rashica mungon në takimin e sotëm të Werder Bremenit kundër Wolfsburgut në Bundesligë, për shkak të lëndimit në kofshë.

Werder Bremen po përballet me Wolfsburgun në kuadër të javës së 30-të në Bundesligë.

E përkundër që s’do të mund të jetë në fushë, Milot Rashica gjendet në tribunat e stadiumit.

Fitorja është jetike për Werder Bremenin.

-->