Rashica në radarin e klubit të Premier Ligës?

Futboll 20 Prill 2021 11:34

Aston Villa është duke planifikuar që ta bëjë një lëvizje të re për Milot Rashicën para afatit kalimtar veror, mëson “Football Insider”.

Klubi ishullor kishte mbajtur bisedime për transferimin e Rashicës edhe verën e kaluar, por marrëveshja nuk ishte finalizuar.

Tani, gazeta e sipërpërmendur ka njoftuar se ylli i Kosovës është në listën e dëshirave të Aston Villës për afatin kalimtar veror.

Aston Villa e ka në plan t’i transferojë dy sulmues të krahut dhe Rashica është në opsion.

Ndryshe, Rashica e ka pasur një edicion të përzier me Werder Bremenin në Bundesliga, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar pesë asistime.

Kontrata e tij me klubin gjerman skadon në verën e vitit 2022.

-->