Rashica në “radarin” e tri klubeve italiane

Futboll 07 Qershor 2021 14:49

E ardhmja e Milot Rashicës ende nuk është e bërë e qartë, pasi ende është futbollist i Werder Bremenit. Emri i Rashicës po thuajse çdo ditë lakohet në mediet shqiptare dhe botërore për një transferim të mundshëm, shkruan Insporti.com.

Rashica tashmë ka vendosur të largohet pas një sezoni katastrofal në Bundesligë, dhe është duke pritur ofertat nga klube të ndryshme evropiane.

Mediat italiane shkruajnë se klubi italian synon ta sjellë në stadiumin “Olimpico” edhe një shqiptar nga Kosova, pas Vedat Muriqit.

Drejtori sportiv, Igli Tare është duke punuar në këtë drejtim dhe mund ta ketë më të lehtë pasi është bashkëkombës me Rashicën.

Sulmuesin e krahut, Lazio mund ta bëjë të vetin për 10 deri në 12 milionë euro.

Por, “Biancocelesti” kanë konkurrencë të fortë për ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Vitesses. Në Itali, Rashicën e pëlqejnë edhe Milani e Napoli.

Kurse, në Gjermani e ndjekin qe një kohë, Leipzigu, Bayer Leverkuseni, Bayern Munichu, Borussia Dortmundi, Ëolfsburgu dhe Eintracht Frankfurti. /Insporti.com/

-->