Rashica nostalgjik – Publikon një video të veçantë

Kombëtarja 21 Qershor 2019 14:09

Të shtunën që e lamë pas, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet u zhvillua një ndeshje bamirëse mes yjeve të sportit dhe jo vetëm.

Ekipi i Granit Xhakës dhe ai i Milot Rashicës u përballën mes vete duke dhuruar spektakël në Prishtinë.

Ky ballafaqim mblodhi një numër të madh shikuesish në ulëset e stadiumit, ku përpos që u shënuan plotë tetë gola u dha edhe shumë spektakël.

Pas atij takimi, shumë futbollist kanë shkuar me pushime, e një ndër ta është edhe Milot Rashica.

Ndonëse gjendet në pushime, Rashica nga Ishujt Maldive ka kujtuar takimin e para një jave me një video të publikuar.

Kjo video ka të bëjë për këtë ndeshje bamirësie, ku u mblodhën 9,288 euro./Insporti.com

🇽🇰💙

Gepostet von Milot Rashica am Freitag, 21. Juni 2019