Rashica po shijon ëndrrën te Werderi, ka një mesazh special për bashkëlojtarët e tij

Futboll 11 Shkurt 2019 10:36

Milot Rashica ishte lojtari më i mirë i Werder Bremenit në fitoren e djeshme kundër Augsburg.

Skuadra nga Bremen regjistroi fitore me rezultat të thellë, 4:0 në “Weserstadion”, ku Rashica shënoi dy gola.

Me këta dy gola, Rashica mori vëmendje masive në Gjermani e më gjerë, teksa pas ndeshjes, ai foli edhe për faqen zyrtare të kampionatit gjerman, Bundesliga.

Ai u shpreh shumë i lumtur me punën e tij si dhe ka theksuar se çdo lojtar i Werderit I ndihmon mjaft shumë.

“Jam duke tentuar të punoj shumë në çdo séance stërvitore dhe në çdo ndeshje. Ne kemi luajtur futboll të mirë që më përshtatet mua mjaft mirë”, tha fillimisht ish-anëtari i Vitesse.

“Çdo lojtar më ndihmon mua shumë. Kam mësuar shumë gjëra këtu”.

“Mendoj se jam në rrugë të duhur. Vetëm shpresoj se do të vazhdoj kështu”, tha Rashica për Bundesliga.de