Rashica shënoi në fitoren e Werderin – kjo është nota e tij

Futboll 18 Maj 2019 17:27

Reprezentuesi i Kosovës Milot Rashica shënoi golin e për parë për ekipin tij në duel me RB Leipzigun, mirëpo, kurse Werderi fitoi 2:1 në mënyrë dramatike meqë posi gol në minutën e 88-të, kurse veterani Pizzaro i dha fitoren këtij ekipi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Sidoqoftë, Insporti raporton se tri pikët e fituara nga ky duel nuk i mjaftojnë Werderit që të sigurojë një vend për garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Rsahica golin e tij të nëntë këtë sezon në Bundesliga e shënoi nga penalltia, kurse në fushë kaloi 90 minuta, raporton Insporti.

Për shfaqjen e tij të fundit në Bundesliga këtë sezon vushtrriasi u vlerësua si një nga lojtarët më të mirë në ndeshje.

Insporti kishte shkruar më herët se Rashica, në pjesë ne dytë të sezonit të Bundesliga ka qenë në formën më të mirë në karrierën e tij dhe ka qenë kandidat edhe për lojtar të muajit në Bundesligën gjermane.