Rashica sonte ishte rezervist, shikoni se çka deklaron për trajnerin pas ndeshjes

Nations League 11 Tetor 2018 23:44

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka deklaruar se do të preferonte të luante në krahun e djathtë, megjithatë thekson se do të jep maksimumin në secilën pozitë që e vendos trajneri.

Challandes e inkuadroi Rashicën në pjesën e dytë dhe e vendosi në krahun e majtë, e ai arriti të ndihmojë skuadrën me një asistim në fitoren prej 3 me 1 ndaj Maltës, transmeton Koha.net.

“Unë luaj më mirë në krahun e djathtë, megjithatë aty ku thotë trajneri do të provoj të japim maksimumin. S’ka rëndësi se kush shënon, e rëndësishme është të merren tre pikët”, ka deklaruar Rashica.