Rashica startoi për Werderin, nuk e priste atë që ndodhi

Futboll 08 Dhjetor 2018 09:23

Milot Rashica ka qenë titullar në fitoren 3:1 të Werder Bremeni ndaj Dusseldorfit.

Anësori i Kombëtares së Kosovës startoi për herë të parë pas një kohe të gjatë dhe luajti deri në minutën e 76-të, duke u zëvendësuar me Josh Sargentin.

Kur Rashica u largua nga loja rezultati ishte 2-1 dhe si për inati, Sargent, që është rivali i tij direkt për një pozicion në fazën e sulmit të klubit gjerman, realizoi gol vetëm 2 minuta pasi zuri vendin e shqiptarit.

Ky ishte një sinjal se Rashica duhet të shënojë edhe gola, përveç lojës së mirë, për të qenë më shpesh titullar.

Pas kësaj fitoreje, Werderi renditet në pozitën e 7-të me 21 pikë, ndërsa Dusseldorfi në pozitën e fundit me vetëm 9 pikë. /Insporti.com/

-->