Rashica sytë drejt Augsburgut

Futboll 31 Janar 2020 19:27

Në kuadër të javës së 20-të, Werder Bremeni është mysafir i Augsburgut në kuadër të Bundesligës gjermane.

Ndërkaq, skuadra e Florian Kohfeldt e ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme.

Në stërvitje i pranishëm ka qenë edhe futbollisti i Kosovës, Rashica, i cili është mjaft optimist për ndeshjen e nesërme.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Rashica e ka paralajmëruar Augsburgun duke shkruar:

“Seanca e së premtes. Fokus i plotë për ndeshjen si mysafir në Augsburg”.

-->