Rashica te gjiganti gjerman – ky ështe reagimi i drejtorit sportiv të Werderit

Futboll 18 Maj 2019 09:57

Emri i Milot Rashicës tashmë është bërë i zakonshëm të jetë në ballinat e gazetave gjermane dhe shqiptare, pas paraqitjeve briliante në vitin 2019 me klubin gjerman, Werder Bremen, shkruan Insporti.com.

Reprezentuesi kosovar është shndërruar në futbollistin kryesor të gjigantit gjerman pas golave dhe asistimeve në ndeshje të rëndësishme dhe titullar i pa diskutueshëm për trajnerin Florian Kohfeldt.

Ditë më parë gazeta e njohur gjermane “SPORT BILD” raportoi se Rashica do të transferohet në RB Leipzig, por këtë e ka demantuar drejtori sportiv i klubit, Frank Bauman.

 

Bauman ka deklaruar se në adresën e Ëerderit nuk ka asnjë ofertë për 22 vjeçarin.

“Jam në dijeni të lajmeve që po qarkullojnë, por për momentin nuk na ka kontaktuar asnjë klub ose agjent në lidhje me këtë çështje. Miloti ndihet shumë mirë këtë dhe ne po kujdesemi për të. Besoj se të gjithë biem dakord që ai mund të zhvillohet akoma më shumë dhe te Verderi është ambienti i duhur për të, ndodhet në duar të sigurta. E ardhmja do të sqarojë gjithçka, Miloti është ende shumë i ri dhe nëse do të vazhdojë të luajë në të tilla niveli, interesi për të do të vazhdojë të rritet”, tha drejtori sportiv Bauman.

Rashica në këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe katër asiste në Bundesligë. /Insporti.com/