Rashica titullar në miqësoren kundër Evertonit

Futboll 03 Gusht 2019 14:56

Ylli i kombëtares së Kosovës Milot Rashica, do të jetë titullar në ndeshjen kundër Everton.

Werder Bremen do të luajë miqësoren e radhës në fazën përgatitore parasezonale, kundër skuadrës nga Premierliga.

Në këtë ndeshje, trajneri i Werder ka vendosur që nga minuta e parë ta aktivizojë edhe yllin e Kosovës, Milot Rashica.

Rashica ka qenë nga më të mirët e Bremen sezonin e kaluar dhe trajneri duket se edhe këtë sezon do ta llogarisë si pjesë kryesore të skuadrës.