Rashica titullar për Werder Bremen kundër Fortuna Dusseldorf

Futboll 18 Janar 2020 14:52

Kampionati gjerman sot rikthehet pas pushimit 27 ditor. Ylli i Kosovës, Milot Rashica së bashku me klubin e tij Werder Bremen do të zhvillojnë ndeshjen e parë të vitit 2020, shkruan Insporti.com.

Rashica këtë ndeshje do të jetë nga minuta e parë.

Bremen do të takohet me Fortuna Dusseldorf në kuadër të javës së 18. Ndeshja fillon prej orës 15:30.

Reprezentuesi i Kosovës këtë sezon në Bundesligë është paraqitur në 13 ndeshje, duke shënuar shtatë gola dhe dhuruar tre asistime. /Insporti.com/

-->