Rashica transferohet te klubi i njohur anglez?

Futboll 25 Maj 2021 15:39

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është duke u lidhur përsëri me një transferim te klubi anglez Aston Villa, transmeton Insporti.com.

Rashica pritet të largohet nga Werder Bremen, pas një sezoni tejet të vështirë duke rënë në Bundesliga 2.

Në një marrëveshje kontraktuale mes klubit gjerman dhe lojtarit vushtrrias bëhet e ditur se nëse skuadra luan në një nivel më poshtë, atëherë mund t’i ndajnë rrugët, raporton Daily Express Sport.

Kështu, 24-vjeçari e kërkon një aventurë të re dhe Aston Villa thuhet se ka filluar bisedimet me Werder Bremenin.

Rashica ishte afër kalimit në Villa Park edhe në edicionin e kaluar për 20 milionë euro, mirëpo në fund qëndroi në Bundesliga.

Por, në këtë verë ai mund t’i bashkohet skuadrës nga Liga Premier në shumën e 15 milionë eurove.

-->