Rashica vendos rekord në Werder

Futboll 04 Shkurt 2020 22:59

Werder Bremen është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, me ndihmën e Milot Rashicës. Werder mposhti Borussia Dortmundin me rezultat 3:2, për të siguruar çerekfinalen, shkruan Insporti.com.

Edhe në këtë ndeshje gjurmë të mëdha la reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica i cili shënoi golin e fitores për Werder në minutën e 70-të.

Me këtë gol, Rashica ka vendosur rekord të ri të klubit, duke u bërë futbollisti i parë që shënon gol në gjashtë ndeshje radhazi në Kupën e Gjermanisë. Një tjetër paraqitje e mirë e reprezentuesit të Kosovës me fanellën e Bremenit, duke e konfirmuar edhe një herë se është lider i skuadrës.

Rashica këtë sezon në Bundesliga ka zhvilluar 16 ndeshje, duke shënuar shtatë gola dhe dhuruar tre asistime. Ndërsa, në Kupën e Gjermanisë ky ishte goli i dytë, në po aq paraqitje.

‘Raketa’ e Werder Bremen pritet të thotë fjalën kryesore në luftën për mbijetesë këtë sezon me golat e tij.

Milot Rashica has scored in 6️⃣ consecutive DFB-Pokal matches ???A new club record ?

Gepostet von SV Werder Bremen am Dienstag, 4. Februar 2020

 

 

Golin e parë të ndeshjes e shënoi sulmuesi Davie Selke në minutën e 16-të për 1:0, kurse rezultatin e dyfishoi Leonardo Bittencourt (30’), derisa pjesa e parë u mbyll me shifrat 2:0.

Borussia Dortmund u mundua të kthehet në ndeshje, duke shënuar nëpërmjet Erling Haland i cili shënoi në minutën e 67-të, për rezultatin 2:1.

Ndërkohë, Giovanni Reyna e ngushtoi sërish epërsinë e vendasve në minutën e 78-të, por më rezultati nuk ndryshoi dhe fitorja i takoi ekipit të Werderit.

Ëerder me këtë fitore kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë. /Insporti.com/

-->