Rashica vlerësohet me këtë notë në humbjen e Werderit

Kombëtarja 21 Shkurt 2021 20:04

Hoffenheim i ka shkaktuar humbje të thellë Werder Bremenit në kuadër të Bundesligës gjermane.

Në kuadër të javës së 22-të, Hoffenheimi e ka mposhtur Werder Bremenin me rezultat të thellë 4:0.

Bebou, Baumgartner, Dabbur dhe Rutter i shënuan golat e fitores për vendasit.

Milot Rashica luajti sonte 69 minuta për Werder Bremenin.

Por, nga faqja “WhoScored”, ylli i Kosovës u vlerësua si njëri prej më të dobëtve sonte me notën 5.7.

Pas 22 javësh, Hoffenheimi mbetet në vendin e 11-të me 26 pikë, kurse Werderi në vendin e 12-të me 23 sosh.

Image

-->