Rashkaj: Kjo na mungoi sonte

Kombëtarja 10 Tetor 2019 20:15

Mesfushori i Kosovës, Anel Rashkaj, ka vlerësuar se në ndeshjen e sotme kundër Gjibraltarit, skuadrës i mungoi përqendrimi në fazën e sulmit, por gjithsesi fitorja është e rëndësishme. “Kemi pritur ndeshje të vështirë, sepse e kemi ditur që rivali do të mbrohet me të gjitha forcat”, ka thënë Rashkaj për Super Sport Kosova.

“Ne dominuam gjatë gjithë kohës, krijuam raste, por nuk e patëm cilësinë e duhur në fazën e sulmit, konkretisht në realizimin e aksioneve”, ka shtuar Rashkaj.